Detaje të reja/ Kush është shqiptari që masakroi ish-gruan me çekiç në Itali

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se një shqiptar ka dhunuar barbarisht ish-bashkëshorten e tij me sende të forta.

Ngjarja ndodhi në provincën e Macerata përballë një diskoteke të quajtur “Liolà”. Bëhet fjalë për muratorin shqiptar Besnik Habiraj, 55-vjeç i arrestuar tashmë nga policia.

Në fillim ai e ka përplasur me makinë dhe më pas e ka goditur me një çekiç dhe me një çelës tresh që përdoret për automjetet. Ishin dëshmitarët ata që lajmëruan policinë.

Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndaj ish-bashkëshortit të saj rëndon akuza e tentativës për vrasje. Sipas asaj që thotë policia, autori e ka pritur gruan jashtë diskotekës ku ajo frekuentonte një kurs kërcimi bashkë me disa shoqe të saj.

Nga fillimi i shtatorit një gjykatës i kishte ndaluar Habirajt të afrohej pranë bashkëshortes, por duket se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta ndalur aktin e rëndë./LAPSI.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...