Presidenti i Iranit: Kemi prodhuar, jemi duke prodhuar dhe do të prodhojmë raketa

PUBLIKUAR

Irani do të vazhdojë të prodhojë raketa për mbrojtjen e vet dhe nuk e sheh këtë si shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare, ka thënë sot presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, në një fjalim që u transmetua në televizionin shtetëror.

“Ne kemi prodhuar, jemi duke prodhuar dhe do të vazhdojmë të prodhojmë raketa, kjo nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Rouhani, transmeton Express.

Komentet e tij vijnë pak ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për sanksione të reja ndaj programit të raketave balistike të Iranit.

Shtetet e Bashkuara veçse kanë vendosur sanksione të njëanshme ndaj Iranit, duke thënë se testet e saj raketore e shkelin rezolutën e OKB-së, e cila i bën thirrje Teheranit të mos ndërmarrë aktivitete që ndërlidhen me raketa që janë në gjendje të bartin armë bërthamore.

Irani e mohon se dëshiron të posedojë armë bërthamore dhe thotë se nuk ka plane të prodhojë raketa bërthamore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...