25 të vrarë nga sulmi islamik ndaj një hoteli në kryeqytetin somalez

PUBLIKUAR

Ka përfunduar sulmi islamik në një hotel në kryeqytetin e Somalisë pas gati 12-orëve rrethimi, gjatë të cilit u vanë të paktën 25 persona, njofton Policia.

“Numri i të vdekurve është rritur në 25. Në mesin e të vrarëve ka oficerë të policisë, roje të hotelit dhe banorë. Numri mund të rritet përsëri. Dyshojmë se disa militantë janë maskuar dhe kanë ikur bashkë me banorët që kanë shpëtuar”, ka thënë oficeri i policisë, Mohamed Hussein, për Reuters, përcjell Express.

Ai ka shtuar se tre militantë janë kapur të gjallë, ndërsa dy tjerë e kanë hedhur veten në erë pasi ishin qëlluar me armë.

Sulmi nisi të shtunën në orën 17:00 me një makinë bombë. Më pas, persona të armatosur e futen vrullshëm në ndërtesën e hotelit pasi makina-bombë shkatërroi mbrojtjen e hotelit. Rrethimi përfundoi sot në mëngjes.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...