Vajza e djegur duron dhimbjen, familja s’ka para për ta mjekuar

PUBLIKUAR

Edhe unë jam këtu Blerta tre vjeçe, në një fatkeqësi në shtëpinë e saj është djegur me ujë të nxehtë. Ajo çdo ditë po i duron dhimbjet, pasi prindërit nuk po kanë të holla për mjekimin e saj.

Edhe nëna e saj Mevlude Asani nuk e ka të lehtë.

Ajo thotë se i dhemb shpirti kur shikon të bijën në këtë gjendje. “Vajza më është djegur nga kushtet të rënda, burrin pa punë, fëmijët po kërkojnë kushte unë s’po mundem.

Unë vendosa ujin ta ngrohi dhe isha brenda duke përgatitur ushqimin, kur bërtiti dhe ish djegur sepse kushtet e rënda. Mjeku po kërkon pare, unë nuk kamë edhe s’po kujdesën për këtë.

Ju është djegur gjoksi , krahu dhe qafa”, tha Mevlude Asani, shkruan tv21.tv Deri sa nëna e saj na rrëfen për jetën e saj të vështirë, vajza tjetër Alma nuk ndalet  së lotuari. Mevludja ankohet për kushte të vështira financiare, pasi nuk kanë asnjë të ardhur. Burri i saj gjithashtu është i papunë.

“Kushtet nuk i kemi, jemi me qira kemi vetë dy dhoma edhe këta dy dhoma janë shumë të vjetra të kalbura dhe në lagështi të madhe. Me një shporet të vjetër aty ziej ati pjekim, nuk kam banjë, fëmijët edhe vetë ne lahemi në një vend të improvizuar”, shtoi Mevlude Asani.

E lamë këtë familje  me shpresën se ndërgjegjja do të trokasë deri të gjithsecili prej nesh për t’i dalë në ndihmë kësaj nëne bashkë me tre fëmijët e saj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...