Britani, shkarkohen 9 anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses bërthamore

PUBLIKUAR

Marina mbretërore britanike ka shkarkuar nëntë oficerë, pasi rezultuan pozitiv ndaj testit për drogë, ndërsa ishin të vendosur në nëndetësen bërthamore.

Nëntë oficerët u shkarkuan pas testit të detyruar ndaj drogës HMS Vigilant, në një nga katër nëndetëset britanike të pajisur me raketat bërthamore Trident.

“Shërbimi ynë nuk toleron abuzimin e drogës nga stafi zyrtar. Ata që zbulohen se kanë shkelur standardet tona të larta përballen me largim nga puna”, thuhet në deklaratën e Marinës Mbretërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat britanike njoftuan se droga e gjetur te oficerët ishte e llojit kokainë. Thuhet se oficerët morën drogë ndërsa ishin të ankoruar në SHBA ku po merrnin raketat bërthamore për nëndetësen.

E njëjta nëndetëse ishte përfshirë kohët e fundit në një polemikë mbi marrëdhëniet joadekuate ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të ekupiazhit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...