Vetura sportive që arrin shpejtësinë maksimale prej 1610 kilometra në orë, do të testohet për herë të parë në pistën e aeroportit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Vetura sportive e njohur me emrin Bloodhound që pretendohet se mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 1610 kilometra në orë, do të zbret për herë të parë në asfalt në Cornwall, pas më shumë se 20 viteve kur për herë të parë është thyer rekordi për veturën më të shpejtë që lëvizte me 1231 kilometra në orë.

Andy Green i cili kishte qëndruar prapa timonit të Thrust SSC që theu rekordin më 15 tetor të vitit 1997, gjithashtu do të marrë në dorë timonin e veturës Bloodhound, që ai e përshkruan si kombinim i F1 dhe një fluturakeje të NASA-s, transmeton Telegrafi.

Testimi i kësaj veture super të shpejtë do të zhvillohet në aeroportin Neëquay, me qëllim që t’ia dëshmojë masës se frenat, amortizatorët si dhe pjesët tjera janë plotësisht funksionale.

Nën kapak kjo veturë ka të vendosur motorin e aeroplanit Rolls-Royce EJ200 që është huazuar nga aeroplani i tipit Eurofighter Typhoon, që prodhon afro 54 mijë kuaj fuqi, ose që prodhon fuqi motorike sa të 360 veturave familjare.

Më shumë se 3 mijë persona pritet të marrin pjesë gjatë testimit të kësaj veture. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...