Ditë më parë bashkatdhetarët tanë kanë pritur me orë të tëra në kufi për të hyrë në Kosovë, e tani po presin për të dal nga Kosovë.
Në pikën kufitare Merdare, në dalje, është regjistruar kolonë e automjeteve rreth 1.5 kilometra dhe pritjet janë deri në tre orë.
Kështu raporton Policia e Kosovës.
E tek pika kufitare Dheu i Bardhë gjendja është edhe më keq.
Pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona është rreth 3 kilometra në dalje, kurse në hyrje është normale.
Polica bënë të ditur se në pikë kalimin kufitar Mutivodë gjendja e sigurisë është e qetë dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normal, dhe nuk ka pritje të gjata.
Ndërsa në pikën kufitare Muqibabe, pritjet janë rreth 30 minuta dhe kolona është rreth 300 metra në dalje, kurse në hyrje është normale.
Prandaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare ku radhët dhe pritjet janë më të shkurtra.www.gazetaexpress.com



