Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, i ka dërguar një mesazh të rrallë urimi presidentit të Kinës, Xi Jinping, duke i uruar liderit kinez sukses të madh në detyrat e të ardhshmes si shef i shtetit, raportojnë mediat shtetërore të Veriut.
Gjesti miqësor nga lideri i Koresë Veriore, i cili rrallë herë dërgon mesazhe personale, u dërgua në fund të Kongresit shumë të rëndësishëm të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilin Xi u bë lideri më i fuqishëm i Kinës që prej themeluesit Mao Zedong, transmeton Express.
Mesazhi i tij vjen në një moment kur Kinës është duke iu kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të bëjë më shumë për t’i frenuar testet bërthamore dhe raketore të Koresë veriore, të cilat i kanë rritur tensionet globale


