Kreu i ANEB-it viziton Iranin, bisedime për marrëveshjen bërthamore

PUBLIKUAR

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukia Amano, do të takojë udhëheqësit iranianë këtë fundjavë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Republika Islamike është dakorduar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Agjencitë e lajmeve në Teheran thanë se Amano do të takojë nënpresidentin e Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili mbikëqyr aktivitetet bërthamore të këtij vendi.

Vizita e Amanos në Iran vjen në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga marrëveshja, duke thënë se ajo nuk është e mjaftueshme për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...