E shqelmon të moshuarin dhe e rrëzon në binarë pa kurrfarë arsye, pëson sulm në zemër (Video)

PUBLIKUAR

Një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke shqelmuar nga platforma e stacionit të trenit në hekurudhë një burrë të moshuar.

Viktima e dhunës po priste trenin në stacionin Didbury në Manchester, kur një grup të rinjsh e përcollën deri në platformë.

Dhe në një moment njëri prej tyre e godet me shkelm në bark, duke e rrëzuar në binarë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë në ato momente nuk po kalonte asnjë tren, pasi që pasojat do të ishin fatale.

Por, ajo çfarë kishte detyruar të rinjtë të sulmojnë burrin, ishte fakti që ai më herët i kishte kritikuar që vazhdimisht po kalonin hekurudhën duke rrezikuar jetën e tyre.

Dhe duket se kjo kritikë nuk u pëlqeu dhe kështu e sulmuan pa kurrfarë arsye, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Raportohet se viktima pasi u largua nga vendi i ngjarjes kishte pësuar sulm në zemër si pasojë e sulmit.

Fatmirësisht 66-vjeçari i ka shpëtuar edhe sulmit në zemër dhe aktualisht gjendet i shtrirë në spital jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...