Mbi 120 persona vdesin nga murtaja në Madagaskar

PUBLIKUAR

Autoritetet në Madagaskar njoftojnë se numri i të vdekurve nga shpërthimi i murtajës është rritur në 124.

Zyra e Madagaskarit për Menaxhimin e Fatkeqësive njofton se janë identifikuar 1.192 raste të murtajës. Më shumë se dy të tretat e rasteve janë të formës më të fortë pneumonike, transmeton Express.

Kjo zyre thotë se më pak se 30% të njerëzve që kanë pasur kontakt me pacientët me murtajë mund të gjurmohen, gjë që e bën më të vështirë kontrollimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Murtaja është endemike në Madagaskar. Shpërthimi i kësaj sëmundjeje këtë vit është e pazakontë pasi ka mbërritur edhe në dy qytetet më të mëdha të vendit, Antananarivo dhe Toamasina.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...