Shtetet e Bashkuara do të pranojnë refugjatë përsëri

PUBLIKUAR

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të fillojë pranimin e refugjatëve nga shumica e vendeve, pas një ndalese prej 120 ditësh.

Sipas zyrtarëve, qeveria do të vendosë sanksione të reja për refugjatët që vijnë nga Irani dhe 10 vende tjera, aty ku sheh se siguria po rrezikohet.

Derisa qeveria ka hedhur poshtë ndalesën për refugjatët, kjo është zëvendësuar me një urdhër të ri ekzekutiv, që sipas agjencive të refugjatëve, e vështirëson qasjen e gjysmës së refugjatëve që tashmë kërkojnë strehim në SHBA.

“Siguria e popullit amerikan është prioriteti ynë më i madh”, ka thënë Jennifer Higgins, nga Shërbimi amerikan për nënshtetësi dhe imigracion. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...