Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjë në bashkëpunimin mes Serbisë dhe Rusisë, kështu ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, ndaj deklaratës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brain Yee.
Ministria e Jashtme ruse thotë se Serbia nuk duhet të ndikohet nga deklaratat provokuese që synojnë minimin e bashkëpunimit ruso- serb, transmeton lajmi.net.
Yee pati deklaruar se Beogradi nuk duhet të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, duke deklaruar se vendet e tilla si Serbia, e cili dëshiron të hyjë në BE duhet të dërgojë një mesazh të qartë, jo të balancuar në mes dy palëve.
Gjithashtu, ai ka thënë se Serbia, qendrës ruse në Nish nuk duhet t’i jap status diplomatik, shkruan blici serb.
“Ne kujtojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe ndoshta për këtë ata nuk e dinë se shumë anëtarë të BE-së në një masë të madhe bashkëpunojnë me Rusinë mbi një bazë reciproke të favorshëm. Askush nuk duhet të pengojë Serbinë që të veprojnë në përputhje me të njëjtën qasje, duke filluar me interesat e tyre kombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
Sa për qendrën humanitare ruso-serb në Nish, Ministria thotë, se SHBA nuk është në dijeni për ndihmat që janë parashikuar ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilat janë pjesë e NATO-s dhe BE-së, për tejkalimin e rezultateve të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga dora e njeriut.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i fton kolegët amerikanë të mos imponojnë stereotipe ideologjike të llojit të armikut që minojnë themelet e stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Ballkan dhe në Evropë në tërësi.


