Rusia e përdor veton kundër rezolutës për gjetjen e fajtorit të sulmeve kimike në Siri

PUBLIKUAR

Rusia e ka përdorur sot veton kundër rezolutës së OKB-së, sponsorizuar nga SHBA-ja, për zgjatjen e punimeve të inspektorëve për gjetjen e përgjegjësve të sulmeve me armë kimike në Siri.

Moska e ka akuzuar Uashingtonin se e ka vënë në votim rezolutën vetëm për t’u shfaqur për ta çnderuar Rusinë, transmeton Express.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tentoi ta shtynte votimin deri në muajin e ardhshëm, por pa sukses, pasi organi i përbashkët i përbërë nga hetues nga OKB-ja dhe mbikëqyrësi i armëve kimike do ta publikojnë një raport më 26 tetor.

Rezoluta mori 11 vota në favor, 2 kundër – nga Rusia dhe Bolivia – dhe 2 abstenime.

Nebenzia ka thënë se Rusia e ka kritikuar Mekanizmin për Hetim të Përbashkët, por nuk dëshiron që ai të suspendohet përgjithmonë.

Rusia dëshiron që ky mekanizëm të bëjë ndryshime në mandatin e tij.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...