‘Syzet e Saimir Tahirit kushtojnë mbi 5 mijë dollarë’.
Kështu pat deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, duke theksuar se ja kishin bërë dhuratë ‘Habilajt’, grupi i trafikut të drogës ndaj të cilit prokuroria thotë se është i përfshirë edhe Tahiri.
Por, ditën e sotme, në një konferencë për mediat, ish-ministri i Brendshëm Tahiri e ka mohuar këtë pretendim, duke i cilësuar si banale këto akuza.
“Asgjë në pasurinë nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Më duket shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”., -tha Tahiri.
Denoncimi i Berishës
Qytetari dixhital denoncon:
-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb
“Pershendetje doktor. Keto syze qe posedon Saje “Qorri” jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper.Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla ? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve,anonim ju lutem” shkruan Berisha.
/GazetaEpress/


