Gjykatësi e përdor biblën për ta arsyetuar dhunën ndaj gruas

PUBLIKUAR

Një gjykatës portugez ka shkaktuar debat të ashpër rreth seksizmit duke sugjeruar se një grua e abuzuar e ka merituar ndëshkimin, për shkak se kishte bërë tradhti bashkëshortore.

Në vitin 2015, ishte joshur në një situatë peng-marrjeje nga ish i dashuri me kusht se dëshironte ta pajtohej me të. Por, kur kishte mbërritur ajo, ai e kishte thirrur ish-burrin e saj për ta konfrontuar atë.

Të dy e kishin rrahur gruan duke e goditur me çekan, shkruan Euronews.

Të dy burrat janë dënuar me burgim me kusht javën që shkoi, por tani del se gjykatësi e kishte thënë këtë teksa e kishte konsideruar verdiktin fillestar:

“Tradhtia bashkëshortore e gruas është sulm serioz ndaj nderit dhe dinjitetit të burrit. Ekzistojnë shoqëritë ku gruaja që ka kryer tradhti bashkëshortore është vrarë me gurë. Në bible, mund ta lexojmë se gruaja që tradhton në bashkëshorti duhet të dënohet me vdekje”.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ashpër vendimin e gjykatësit duke e konsideruar atë si dëshmi e qëndrimeve të gjera patriarkale dhe seksiste në Portugali. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...