Erdogan thotë se Evropa pa Turqinë do të përballet me izolim, dëshpërim dhe konflikt civil

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se anëtarësimi i plotë i Turqisë në Bashkim Evropian është ilaç për problemet kronike të BE-së.

Turqia, e cila aplikoi për anëtarësim në bllok në vitin 1987, nisi bisedimet për hyrje me BE-në në vitin 2005. Por, negociatat mes dy palëve praktikisht janë ngrirë tash e sa vite, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara dy palëve, transmeton Express.

“Evropa pa Turqinë vetëm do të përballet me izolim, dëshpërim dhe konflikt civil. Turqia nuk ka nevojë për Evropën. Evropa ka nevojë për Turqinë”, ka thënë Erdogan gjatë një ngjarjeje të hënën në Ankara.

Komentet e Erdogan vijnë në një kohë kur tensionet mes BE-së dhe Turqisë janë shumë të larta.

Zyrtarët turq dhe evropianë janë në luftë fjalësh, me Ankaranë që i akuzon anëtarët e BE-së për përkrahje të terrorizmit dhe politikanët e BE-së që dyshojnë se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë dëmtuar dhe përkeqësuar në Turqi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...