Rama: Në maj përfundon rruga turistike për në Velipojë

PUBLIKUAR

Në maj do të përfundojë rruga turistike për në Velipojë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se pas 27 vitesh do të përfundojë në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Rruga Shkodër-Velipojë, tejet e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit turistik i është nënshtruar projektit për rikonstruksionin e saj, falë programit të Rilindjes Urbane. Rruga ka tre lote dhe paralelisht punimet po zhvillohen në të 3 lotet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...