Ushtrimet e tepërta fizike mund të jenë të dëmshme për disa meshkuj

PUBLIKUAR

Kur është fjala për ushtrimet fizike, a është e vërtetë se nëse e teproni mund ta pësoni?

Mundësitë janë që po, sepse një studim i ri ka zbuluar se meshkujt e bardhë të cilët ushtrojnë më shumë se shtatë orë në javë kanë 86 për qind më shumë rrezik të kenë probleme me arteriet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Një rrezik i tillë nuk është parë te gratë apo meshkujt me ngjyrë.

Bllokimi i artereve është shenjë kritike paralajmëruese që tregon se në të ardhmen mund të keni probleme me zemër.

“Kemi qenë të befasuar nga zbulimet, sepse ne kryesisht i shohim ushtrimet fizike si ilaç. Dhe asnjëherë nuk e kemi menduar se ushtrimet fizike duhet të kufizohen sa i përket përfitimit kardiovaskular”, ka thënë autorja e këtij studimi, Deepika Laddu.

Por, Laddu nuk dëshiron që meshkujt menjëherë t’i shmangin ushtrimet fizike, sepse ende ka shumë pyetje pa përgjigje.

“Çfarë kemi parë ne ka qenë vetëm një ndërlidhje, dhe nuk mund të themi se aktiviteti i madh fizik faktikisht mund ta shkaktojë ndërtimin e stemave në artere.

Dhe sigurisht se nuk dëshirojmë të themi se ushtrimet fizike janë të këqija për ju. Shumë hulumtime tjera duhet të kryhen për të kuptuar çfarë po ndodh në të vërtetë”, ka rrëfyer ajo.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...