ISIS i vret 128 civilë në një sulm hakmarrës

PUBLIKUAR

Shteti Islamik (ISIS) i ka vrarë të paktën 128 civilë në një qytet sirian që kontrollohet nga regjimi, sipas një grupi për të drejtat e njeriut.

Forcat qeveritare ia dolën ta marrin kontrollin në al-Qaratayn gjatë fundjavës, ka thënë sot Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton Express.

Raportimet për ekzekutimet e civilëve të dyshuar për lidhje me Qeverinë apo Policinë nuk kanë mundur të verifikohen, raporton Independent.

Al-Qaratayn, i cili ndodhet rreth 300 kilometra larg njërës prej bastioneve më të forta të ISIS-it Deit Ezzor, u kap përsëri nga militantët në fillim të këtij muaji pas një sulmi befasues. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...