Një person theri me thikë disa persona në Mynih (Foto)

PUBLIKUAR

Disa njerëz u plagosën në qendër të Mynihut, kur u sulmuan me thikë nga një person i paidentifikuar.

Sulmi ndodhi në stacionin e metrosë Rosenheimer, kurse i dyshuari për sulm është në arrati.

Sulmuesi thuhet se është një person i moshës rreth të 40-ve dhe po udhëtonte me një thes gjumi, shkruan britanikja “The Sun”. Ai ka të veshur një xhaketë të gjelbër dhe pantallona gri mbi të, përcjell Telegrafi.

Policia ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe pse ky sulm ende nuk është cilësuar si terrorist.

Policia në Twitter ka njoftuar se “me të gjitha forcat që ka në dispozicion janë duke kërkuar sulmuesin”. Një helikopter i policisë që fluturon mbi Mynih po ndihmon gjithashtu në kërkimin e sulmuesit.

Sipas informacionit të parë, plagët e që kanë marrë viktimat nuk janë të rrezikshme për jetën e tyre.

Një numër i madh i autoambulancave u dërguan në vendin ngjarjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...