Aeroplanmbajtësi amerikan patrullon në ujërat koreane, e paralajmëron Korenë Veriore

PUBLIKUAR

Aeroplanmbajtësi amerikan i pajisur me armë bërthamore “USS Ronald Reagan” ka patrulluar sot në ujërat në lindje të Gadishullit Korean, duke shfaqur fuqinë ajrore dhe detare për ta paralajmëruar Korenë Veriore kundër çfarëdo veprimi ushtarak.

Luftanija më e madhe e Marinës Amerikane në Azi, me një ekuipazh prej 5.000 marinarëve, lundroi rreth 160 kilometra në ujërat koreane, transmeton Express.

Marina Amerikane është duke mbajtur stërvitje me Marinën e Koresë Jugore, të cilat përfshijnë 40 luftanije të vendosua në një vijë nga Deti i Verdhë në perëndim të Gadishullit e deri në Detin e Japonisë.

“Sjellja e rrezikshme dhe agresive e Koresë Veriore e shqetëson secilin njeri në botë”, ka thënë admirali Marc Dalton, komandant i grupit sulmues të “Reagan”.

“Ne e kemi bërë të qartë se me këto stërvitje, dhe shumë të tjera, jemi të gatshëm ta mbrojmë Republikën e Koresë Jugore”, ka shtuar ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...