Sekretari i Shtetit i SHBA-së e lavdëron Indinë, e paralajmëron Kinën

PUBLIKUAR

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson, ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta thellojë bashkëpunimin me Indinë përballë ndikimin në rritje të Kinës në Azi.

Ai e ka përshkruar Indinë si partnere në një marrëdhënie strategjike, duke shtuar se SHBA-ja kurrë nuk do të ketë marrëdhënie të njëjtë me Kinën, të cilën e cilëson shoqëri jo demokratike, transmeton Express.

Ai theksoi se Pekini nganjëherë vepron jashtë konventave ndërkombëtare, duke përmendur mosmarrëveshjen rreth Detit të Kinës Jugore si shembull.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump do ta vizitojë një numër shtetesh aziatike, përfshirë Kinën, gjatë muajit nëntor.

Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Tillerson ka thënë: “SHBA-ja dhe India janë partnere globale të cilat nuk e ndajmë thjesht prirjen e njëjtë për demokraci, por kanë një vizion të përbashkët për ta ardhmen”.

Tillerson e ka kritikuar Kinën për veprime provokuese në Detin e Kinës Jugore, duke thënë se veprime të tilla shkelin ligjin dhe normat ndërkombëtare.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...