Vriten komandantët e lartë të rrjetit Haqqani gjatë një sulmi me dron

PUBLIKUAR

Janë vrarë të paktën 11 talibanë, përfshirë komandantë të lartë, gjatë raundit të dytë të sulmeve raketore, të dyshuara se u kryen nga SHBA-të, raportojnë zyrtarët.

Zyrtari i lartë administrativ në agjencinë Kurram, Bazaer Khan Wazir, tha për Reuters se avionët gjuajtën mbi strehimet e talibanëve dhe vranë të paktën 31 veta gjatë dy ditëve.

Burime talebane thanë për Reuters se 24 anëtarë të rrjetit ekstremist Haqqani që kanë lidhje me  talebanët, u vranë në sulme me avionë, duke përfshirë disa komandantë.

Ndërsa vrasjet i ka konfirmuar edhe një zyrtar afgan, i cili tha për Associated Press se sulmet me dron kanë vrarë 35 talebanë, përfshirë një komandant të talebanëve pakistanezë, Abu Bakr dhe kryengritësve të tjerë të lartë.

Ata thanë se numri i madh i militantëve të pranishëm në kompleksin e goditur nga sulmet tregoi se vendi ishte një qendër kryesore për militantët e rrjetit Haqqani, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...