Uthulla e mollës i bën mirë fytit, por jo edhe dhëmbëve

PUBLIKUAR

Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për dhembjet e fytit.

Mirëpo, nuk duhet tepruar me këtë “eliksir”, sepse mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.

Dhembjet e fytit janë dukuri e shpeshtë e vjeshtës. Mirëpo nëse çdo mëngjes e shpëlani me ujë në të cilin do të qitni një lugë të vogël uthull molle, ky problem do të mund të eliminohet në çast. Dhe jo vetëm ky problem.

Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për shumë “plagë”.

Kjo pije rekomandohet në rastin kur metabolizmi ju është i ngadalësuar, presioni i gjakut i lartë apo qarkullimi i dobët, transmeton Telegrafi.

Uthulla e mollës është e pasur me kalium, andaj u bën mirë muskujve dhe nervave, zvogëlon dhembjen e kokës, por është e shkëlqyeshme edhe për punë të papenguar të zemrës.

Mirëpo, mos harroni një gjë të rëndësishme – kujdes të mos e teproni me këtë “eliksir”. Sepse, në qoftë se çdo ditë e fusni në organizëm, mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që pijen me uthull ta pini nëpërmjet gypit të hollë dhe menjëherë t’i lani dhëmbët, meqenëse kështu do të ruani zmaltin dhe buzëqeshjen e bukur.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...