Dronët amerikanë i vrasin 26 persona në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit

PUBLIKUAR

Dronët e dyshuar amerikanë i kanë vrarë 26 persona në dy ditët e fundit në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistani, njoftojnë burime qeveritare dhe të militantëve.

Sulmet erdhën disa ditë pasi një çift amerikano-kanadez i mbajtur peng nga talebanët u liruan nga një zonë në veriperëndim të Pakistanit, transmeton Express.

Të premten, dronët amerikanë u panë duke qëndruar pezull afër vendit ku amerikania Caitlan Coleman dhe bashkëshorti i saj kanadez, Joshua Boyle, dhe tre fëmijët e tyre, të gjithë të lindur në robëri, u liruan, pasi ishin rrëmbyer nga rrjeti Haqqani teksa e vizitonin Afganistanin në vitin 2012.

“Tre dronë i shkrepen gjashtë raketa në sulmin e të hënës ndërsa dy raketa tjera sot”, ka thënë zyrtari i lartë administrativ i Agjencisë Kurram, Baseer Khan Wazir. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...