Pajisjet moderne që i përdorim sot janë zbuluar shumë më herët sesa që mendohet, këto janë nëntë shpikjet që ndryshuan botën (Video)

PUBLIKUAR

Shumë pak njerëz besojnë se disa “pajisje moderne” kanë ekzistuar me shekuj më parë e madje edhe mijëra vite – ndoshta me pamje tjetër por kryenin të njëjtin funksion për të cilat përdoren edhe sot.

Protezat dhe kirurgjia plastike – 3000 vjet para epokës së re

Përpjekjet për të trajtuar rastet te personat me probleme fizike duket se datojnë që nga kohërat antike, edhe pse ndoshta nuk kanë qenë edhe aq të suksesshme siç janë sot, transmeton Telegrafi.

Shembulli më i mirë i kësaj është proteza e gishtit të këmbës, që nuk dukej edhe aq e rehatshme për t’u bartur. Shembulli tjetër vjen nga India antike – ku janë gjetur dëshmi për një copëz plastike që kishte formën e hundës, në të cilën është përdorur lëkura e ballit dhe e fytyrës në përgjithësi.

Kanalizimi – 2600 vjet para epokës së re

Sistemet e para të kanalizimeve (ujërave të zeza) i përkisnin qytetërimeve të luginës Indus. Në Mogenjo-daro kanë ekzistuar tualetet publike si dhe sistemi i kullimit të ujërave të zeza të qytetit. Kanalizimi ka ekzistuar në Babiloni, disa qytete kineze dhe në Romë, që ishte pjesë e projektit inxhinierik të Kloak Maxim, mbetjet e të cilët ekzistojnë edhe sot.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...