Është rritur në 85 numri i përgjithshëm i të vdekurve në sulmin binjak me bomba që e goditi kryqëzim të dendur në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të shtunën pasdite. Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse që prej nisjes së kryengritjes islamike në vitin 2007.
Policia njoftoi se një kamion-bombë shpërtheu pranë një hoteli në kryqëzimin K5 i cili i lidh zyrat e qeverisë me restorante dhe kioska. Shpërthimi i ka bërë rrash për tokë disa ndërtesa dhe ua ka vënë flaken disa automjeteve, transmeton Express.
Dy orë më pas, një shpërthim tjetër e goditi distriktin Medina të Mogadishus.
“Numri i të vdekurve është rritur në 85. Po ashtu e dimë se rreth 100 janë plagosur”, ka thënë zyrtari policor Mohamed Hussein për Reuters.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por al Shabaab, një grup ky i lidhur me al Qaedan, shpesh kryen sulme në këtë vend. /Express/


