NATO s’do luftë të re të ftohtë me Rusinë

PUBLIKUAR

Shefi i NATO-s ka thënë sot se aleanca nuk dëshiron luftë të re të ftohtë me Rusinë, raporton AP.

Duke folur sot në fund të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila zgjati katër ditë në kryeqytetin rumun, Bukuresht, gjenerali i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ankua për mungesë të transparencës nga ana e Rusisë në aspektin e stërvitjeve ushtarake, transmeton Express.

Ushtria ruse e mohon se i mungon transparenca rreth mbajtjeve të stërvitjeve.

Stoltenberg shtoi: “Rusia është fqinji ynë… nuk duam ta izolojmë Rusinë; nuk duam luftë të re të Ftohtë”.

Si tregoi se aleanca i ka rritur patrullimet me aeroplanë luftarakë mbi Detin e Zi. Pilotët rumunë dhe bullgarë kanë kryer stërvitje ajrore mbi Detin e Zi muajt e fundit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...