Trump aludon për luftë, thotë se vetëm një gjë kryen punë kundër Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë mbrëmë se “vetëm një gjë do të kryejë punë” kundër Koresë Veriore, duke insistuar se negociatat e administratave paraprake të SHBA-së me Penianin nuk kanë prodhuan asnjë rezultat.

“Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë Veriore për 25 vjet, janë arritur marrëveshje dhe shuma masive parash janë paguar. Por, nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se boja e stilolapsit të thahej, duke i bërë negociatorët amerikanë të duken si budallenj. Më vjen keq, por vetëm një gjë do të kryejë punë!”, shkroi Trump në profilin e tij zyrtar në Twitter, transmeton Express.

Trump nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me atë fjali, por komentet e tij duken të jenë edhe një sugjerim tjetër se veprimi ushtarak është në mendjen e tij.

Presidenti amerikan ka thënë në të kaluarën se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërrojnë krejtësisht Korenë Veriore, nëse do të ishte e nevojshme t’i mbronin aleatët dhe veten nga kërcënimet bërthamore të Penianit.

Ndërsa, në fillim të kësaj jave, Trump tha: “Qetësi totale para stuhisë”. I pyetur se çfarë deshi të thoshte me këtë, ai u përgjigj: “Do ta kuptoni”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...