Aksidenti vdekjeprurës që ndodhi në rrugën Siena – Bettolle, në zonën Casetta të Italisë, la të vdekur dy kosovarë dhe të plagosur një 18-vjeçar, gjithashtu kosovar, përcjell Gazeta Express
Pas aksidentit tragjik, dy 22-vjeçarë vdiqën dhe i treti 18-vjeçar u plagos rëndë, njoftojnë mediet italiane.
Të tre udhëtonin në të njëjtën makinë. 18-vjeçari u transportua në Spitalin e Sienës nga personeli shëndetësor dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Të tre personat janë me origjinë nga Kosova.
Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.
Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumit që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit. /GazetaExpress/