Shkencëtarët kanë zhvilluar ngjitësin kirurgjik që i mbyllë plagët brenda 60 sekondave

PUBLIKUAR

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës kirurgjik elastik, i cili mund t’i transformojë tretmanet emergjente duke i mbyllur plagët kritike në lëkurë apo organe, pa pasur nevojë të qepen, transmeton Telegrafi.

Xheli është i bazuar në një proteinë elastike hibride, dhe mund të vendoset në plagët e brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur dhe për ta shpejtuar procesin e shërimit.

Sipas ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve që qëndrojnë prapa këtij zbulimi, produkti mund të jetë në plot kuptimin e fjalës një shpëtues i jetës, duke i mbyllur plagët brenda 60 sekondave duke mundësuar relaksimin e organeve apo lëkurës ku aplikohet.

Për të qenë më të qartë, deri tani testimet janë kryer vetëm në kafshë, por së shpejti pritet që të testohet produkti edhe te njerëzit – edhe pse rezultatet janë mjaft premtuese.

Vlen të ceket se falë enzimave të ndërtuara në ngjitës, ai mund të zgjatë për një periudhë të gjatë kohore (disa orë apo edhe disa muaj) varësisht nga lloji i lëndimit.

Në situatat emergjente ku shpejtësia është kritike, ngjitësi ‘MeTro’ mund të jetë shpëtues i shumë jetëve!

Hulumtimi është publikuar në ‘Science Translational Medicine’. 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...