Ekspertët kanë vlerësuar se në rastin “Monstra”, faktet janë imponuar me dhunë, transmeton Express.
Ish kryetari i Gjykatës Supreme Dane Iliev vlerëson se shkeljet flagrante gjatë procedurës dhe mohimi i mundësisë së mbrojtjes për verifikimin e provave, janë dyshimet bazë se bëhet fjalë për rast të montuar.
Nuk mundeni që në Procedurë Penale të impononi fakte me dhunë dhe nga ana tjetër faktet e vërteta të mbesin jashtë procedure. Roli i Gjykatës është që me anë të fakteve të sjell vendim të duhur në bazë të rrethanave si ka ndodhur rasti. Kjo është detyra e gjyqit. Ne procedurë gjyqësore nuk ka rregulla për vendim, nuk shkruan askund se gjyqi duhet të vendos në këtë mënyrë ose tjetrën. Sipas ligjit, Supremja ka të drejtë të hedh poshtë edhe vendimin e parë edhe vendimin e dytë. Por mund të vendos edhe për ndërprerjen e vendimit të dytë, që lëndën ta kthej në Gjykatë të Apelit – deklaroi Dane Iliev, Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Iliev thotë se Supremja duhet të prononcohet më së voni brenda 30 ditëve lidhur me ankesën e mbrojtjes dhe propozimin e Prokurorisë Publike.
Afati logjik është rreth 30 ditë. Ky është afati logjik i sjelljes së një vendimi dhe shpresoj se para fakteve të tilla të shpalosura në ankesa dhe të shpalosura nga Prokurorja Publike, Gjykata Supreme veçse ka detektuar cilat janë shkeljet e bëra në vendimet gjyqësore – tha Dane Iliev, Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Propozimin për rishqyrtimin e rastin “Monstra” dhe kthimin e tij në shkallën e parë, familjarët e të akuzuarve e pritën si shpresë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe lirimin e të afërmve të tyre. Ekspertët nga ana tjetër këtë vendim të organit të akuzës e komentuan si fillim i reformave gjyqësore, ndërsa partitë shpejtuan me deklarata për përvetësimin e meritave dhe faturimin e fajit tek pushteti i kaluar dhe ish kryeprokurori Publik Marko Zvërlevski./Express/


