Trump dhe Abe pajtohen për ta mbajtur nën presion Korenë Veriore

PUBLIKUAR

President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar përmes një bisede telefonike gjatë ditës së mërkurë për ta ruajtur presionin ndaj Koresë Veriore, ka thënë një zyrtar i qeverisë japoneze.

Dy liderët janë pajtuar po ashtu se dialogu për hir të dialogut është i pakuptimtë, ka thënë ky zyrtar, transmeton Express.

Koreja Veriore në javët e fundit i ka shkrepur dy raketa mbi Japoni dhe e ka kryer testimin e gjashtë bërthamor, dhe ka mundësi që është duke përparuar me shpejtësi drejt përmbushjes së synimit të vet për të zhvilluar raketë bërthamore që është në gjendje ta godasë SHBA-në, raporton Reuters.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, tha në fundjavë se Ushingtoni është në komunikim të drejtpërdrejt me Penianin për programin e saj raketor dhe bërthamor dhe se Penaini nuk po tregon interesim për dialog. Më vonë, Trump shuajti çfarëdo shprese për bisedime me Korenë Veriore duke e cilësuar si humbje kohe.

Trump do të udhëtojë për në Japoni, Kinë, Korenë Jugore, Vietnam dhe Filipine muajin e ardhshëm. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...