Francë: Arrestohen disa persona, përfshirë një i radikalizuar pas gjetjes së një mjeti shpërthyes

PUBLIKUAR

Policia franceze i ka arrestuar pesë persona sot pasi ka gjetur një mjet shpërthyes pranë një ndërtese banimi në Paris javën e kaluar, njofton ministri i Brendshëm i Francës. Gerard Collomb.

Njëri prej të arrestuarve është i radikalizuar, ka thënë ai, një referencë e mundshme për militantizmin islamik, transmeton Express.

Collomb, duke folur për radio stacionin publik të Francës Inter, ka thënë se gjetja e mjetit në rrethinën e 16-t në perëndim të Parisit tregon se Franca është në rrezik të sulmeve terroriste si kurrë më parë, raporton Reuters.

“Shërbimet policore janë duke hetuar. Ajo çfarë mund t’ju them tani është se në mesin e të arrestuarve është një person i radikalizuar”, ka thënë Collomb.

Më shumë se 230 persona janë vrarë në sulme të kryera nga militantët islamikë në tri vitet e fundit në Francë. Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS), bazat e të cilit në Siri dhe Irak janë duke u bombarduar nga aeroplanët luftarakë francezë. U ka bërë thirrje ndjekësve të vet ta sulmojnë Francën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...