Vëllai i Stephen Paddock, sulmuesit të armatosur që vrau me armë zjarri më shumë se 50 persona dhe plagosi të paktën 400 të tjerë, ka thënë se familja e tij është tronditur nga lajmi.
“Nuk ia kemi as idenë. Jemi të tmerruar. Jemi të hutuar dhe iu shprehim ngushëllime familjeve të viktimave”, ka thënë Eric Paddock, vëllai i Stephen, në një bisedë të shkurtër telefonike me Reuters, transmeton Express.
“Nuk e kemi as idenë më të vogël pse”, ka thënë ai me një zë drithërues.


