Janë publikuar fotografi të katit të 32-t të hotelit “Mandalay Bay” nga ku sulmuesi, Stephen Paddock, vrau me armë zjarri 50 persona dhe plagosi mbi 400 të tjerë në një koncert që po zhvillohej poshtë ndërtesës në Las Vegas të SHBA-së.
Në fotografi shihet xhama të thyer të atij kati, transmeton Express.
Stephen Paddock vrau veten pak para se policia të futej në dhomën ku ndodhej ai.Megjithatë, policia amerikane ka thënë gjatë ditës së sulmuesi nuk kishte lidhje me sulme terroriste dhe as histori krimi. Po ashtu, sipas policisë amerikane, as motivet e sulmit të tij nuk dihen. /Express/




