Rritet përqindja e personave të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht në SHBA

PUBLIKUAR

Sipas zyrtarëve federalë shtetërorë në SHBA, rastet e personave të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht kanë arritur majat.

Në vitin 2016 kanë qenë 1.6 milionë raste me klamidia, 470.000 raste me gonorre dhe 28.000 raste me sifiliz, transmeton Telegrafi.

Këto sëmundje janë në rritje në të gjitha grupet e njerëzve, duke përfshirë gratë, të rinjtë, homoseksualët e biseksualët.

Sipas ekspertëve, rastet e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht janë vazhdimisht në rritje dhe po bëhen kërcënim serioz i qenieve njerëzore.

Mes vitit 2015 dhe 2016, përqindja e rasteve me sifiliz është rritur për thuajse 18 për qind, ndërsa shumica e rasteve janë raportuar nga meshkujt – në veçanti nga homoseksualët dhe biseksualët.

Gjysma e meshkujve të këtyre dy grupeve të fundit gjithashtu kanë qenë të diagnostikuar me HIV.

Ndërsa përqindja e sifilizit është rritur për 36 për qind te gratë, dhe 28 për qind te të porsalindurit. Në vitin 2016, në SHBA kanë qenë më shumë se 600 raste të të porsalindurve të infektuar me sifiliz, e që ka rezultuar në vdekjen e 40 personave dhe shumë komplikimeve mjekësore.

Edhe rastet e gonorresë janë rritur te të dy gjinitë, por në veçanti te meshkujt (22 për qind), dhe numri më i madh i këtyre rasteve te meshkujt ka qenë te ata homoseksualë dhe biseksualë.

Ekspertët bëjnë të ditur se antibiotikët mund t’i shërojnë të tri sëmundjet seksuale (gonorrenë, sifilizin dhe klamidinë), por nëse nuk diagnostikohen dhe lihen pa u trajtuar, ato mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë probleme me pjellorinë, probleme me shtatzëni dhe e rrisin rrezikun për t’u infektuar me HIV.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...