ISIS e merr përgjegjësinë: Vrasësi i 50 personave në Las Vegas ishte ushtar i yni

PUBLIKUAR

Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me të shtëna që la të vdekur të paktën 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur në Las Vegas.

Në një komunikatë të publikuar në agjencinë propaganduese të grupit “Amaq”, ISIS pohoi se sulmuesi ishte ushtar i Shtetit Islamik, raporton Independent, përcjell Express.

Ndërkohë, policia amerikane ka thënë sot se nuk dihen motivet e sulmuesit, të identifikuar si Stephen Paddock, 64-vjeçar, nga Mesquite, Nevada.

Paddock vrau veten para se policia të mbërrinte në hotelin ku po qëndronte ai.

Ai nuk ka pasur lidhje me ndonjë grup terrorist, sipas policisë amerikane.

Policia në Mesquite, ku shtëpia e Paddock është duke u bastisur, thotë se ai nuk ka pasur histori krimi.

“Nuk dimë shumë për Paddock. Ai jetonte në qytetin tonë. Ne si zyrtarë ligjorë nuk kemi pasur kontakt me të në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Mesquite, Quinn Averett.

Në këtë departament nuk ka asnjë raport rreth Paddock, asnjë arrestim e madje asnjë rekord për ndalje në trafik. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...