Studim: Simptomat e artritit mund të lehtësohen duke konsumuar peshk të vajosur

PUBLIKUAR

Konsumimi i peshkut të vajosur të paktën dy herë në javë, e redukton ënjtjen në nyej te personat të cilët janë të prekur nga artriti, ka zbuluar një studim.

Kjo analizë e re është publikuar në ‘Arthiritis Care & Research’, e cila pra thotë se konsumimi i peshkut ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyejve te personat që vuajnë nga artriti reumatik, transmeton Telegrafi.

Suplementet e vajit të peshkut janë njohur për ndihmën që e dhurojnë në lehtësimin e dhimbjeve, por ky studim, i cili ka ekzaminuar 176 pacientë me artit, ka zbuluar se konsumimi i peshkut më shumë se dy herë në javë vërtet ndikon në zvogëlimin e simptomave të artritit.

Por cilët peshq janë më të mirët për trajtimin e artritit? Sipas Fondacionit të Artritit, peshqit më të mirë janë peshqit e vajosur, duke përfshirë tunën, salmonin, sardinet, etj.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...