Zbulohet një detaj i tmerrshëm për sulmuesin që i vrau 2 gra në Francë

PUBLIKUAR

Burri që vrau me thikë dy gra pranë stacionit kryesor të trenit në Marsejë të Francës ishte paraburgosur për plaçkitje në një dyqan dhe liruar vetëm një ditë para sulmit, si dhe kishte përdorur shumë identitete të rreme në një seri arrestimesh të kaluara, njoftojnë zyrtarët francezë.

Autoritetet franceze janë duke e hetuar telefonin mobil ë të dyshuarit dhe duke punuar për të gjetur nëse ai kishte bashkëpunëtorë apo lidhje të drejtpërdrejta me Shtetin Islamik (ISIS), i cili mori përgjegjësinë për sulmin, transmeton Express.

Sulmuesi u vra nga ushtarët francezë menjëherë pas sulmit.

I dyshuari u identifikua nga shenjat e gishtave, të cilat u përputhen me ato gjatë arrestimeve të fundit, sipas dy oficerëve të policisë, raporton AP.

Ai nuk ndodhej në listën e ekstremistëve të Francës, sipas zyrtarëve.

Ai nuk kishte dokumente franceze qëndrimi dhe u arrestua nën dyshimin për plaçkitjen e një dyqani në Lyon të shtunën në mbrëmje, para se të lirohej, sipas policisë franceze. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...