Një udhëtar e ka xhiruar momentin e frikshëm kur zjarri e kaplon njërin prej motorëve të aeroplanit me të cilin po udhëtonte.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti “Talakan” në lindje të Siberisë, kur zjarri kishte nisur të dilte nga pjesa e pasme e motorit të aeroplanit, transmeton Express.
Një udhëtar – punëtor i naftës – e ka kapur ankthin në kamerën e telefonit të tij mobil dhe ka thënë: “Mendoja se isha ateist, por kam filluar të lutem”.
Në bordin me një kapacitet maksimal prej 80 udhëtarë ishin punëtorët e fushës së naftës “Talakan” në Yakutia.
Aeroplani për destinacion kishte kryeqytetin e Siberisë lindore, Irkutsk, por u fut në telashe pak minuta pas ngritjes nga aeroporti.
Siberian Times raporton se piloti kërkoi të rikthehet në aeroport dhe kreu me sukses ulje emergjente. /Express/


