Ndodh në Meksikë, bie shi me peshq

PUBLIKUAR

Një shi i lehtë në verilindje të Meksikës është shoqëruar nga peshq të vegjël që ranë nga qielli.

Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq.

Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.

Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...