Cila është më e keqe: Të flini të uritur apo të hani gjatë natës?

PUBLIKUAR

Thuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë: Është ora 22:30 dhe ju kanë mbetur 30 minuta për të përfunduar emisioni i preferuar para se të flini, dhe papritmas filloni të ndjeheni të uritur për disa biskota apo ëmbëlsira – por a duhet të pritni deri në mëngjes për këtë apo guxoni të hani gjatë natës?

Normalisht, sipas ekspertëve, përgjigja nuk është aq e thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se për gjumë optimal nuk duhet të shkoni në shtrat as të uritur, e as të mbushur plot.

Në njërën anë, të fjeturit duke menduar tërë kohën për boshllëkun në stomakun tuaj është e vështirë. Por ngrënia natën vonë mund ta dëmtojë tërë trupin.

Ngrënia gjatë orëve të vona mund të shkaktojë probleme me tretjen, fryrje të stomakut, gjumë të dobët, e këto mund të shpijnë në nivele të ulëta të energjisë dhe në lodhje të madhe.

Për ta gjetur balancimin e përsosur, vlerësojeni urinë tuaj në një shkallë prej 1 deri në 10, ku numri 1 do të thotë se jeni të mbushur plot, ndërsa 10 jeni duke vdekur urie.

Nëse e vlerësoni se niveli urisë tuaj është mbi 6, atëherë më mirë e keni të hani diçka të thjeshtë para se të flini – përderisa ajo që e hani nuk i kalon 200 kalori.

Nëse uria juaj është 5 ose më poshtë, pini një gotë ujë apo çaj të nxehtë dhe flini!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...