Nëse shpërthen lufta mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, rreth 20.000 njerëz do të vdesin në ditë

PUBLIKUAR

Donald Trump dhe Kim Jong Un vazhdojnë të shkëmbejnë kërcënime dhe ofendime, duke rritur druajtjet për një konflikt ushtarak mes vendeve të tyre gjakmarrëse.

Të hënën, Koreja Veriore e akuzoi Trumpin se ka shpallur luftë ndaj saj dhe paralajmëroi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur veten, transmeton Express.

Ndërsa, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pohimin e Veriut, duke e quajtur absurd, shkruan New York Post.

Pra, cila është e vërteta? Nëse e shikon gjithë këtë retorikë të zjarrtë mes tyre, a do të ndodhë vërtet lufta mes SHBA-së me aleatë dhe Koresë Veriore?

Ekspertët paralajmërojnë se mundësia për një konflikt gjithëpërfshirës është më e madhe se kurrë më parë dhe se diplomacia është mënyra e vetme për ta shmangur luftën katastrofike në Gadishullin Korean.

Nëse shpërthen lufta me Korenë Veriore, atëherë efektet do të ndjehen në gjithë globin, duke shkaktuar kaos të madhe dhe vdekje masive.

Gazetarja dhe autorja Barbara Demick, e cila ka shkruar për Los Angeles Times, ka zbuluar numrin e të vdekurve që do ta kishte konflikti.

Gjenerali i pensionuar i Forcave Ajrore të SHBA-së, Rob Givens, ka thënë për Demick se ekziston vetëm një mënyrë për të përfunduar lufta.

“Lufta do të mbaronte me humbjen e Koresë Veriore – por me çfarë çmimi se?” ka thënë ai.

Sipas tij, rreth 20.000 njerëz do të vriteshin çdo ditë dhe këtë pa përdorimin e armëve bërthamore.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...