Ushtria kineze ka mbajtur stërvitjet e para ushtarake në bazën e parë kineze jashtë vendit në Djibouti të Afrikës.
Pas më pak se muaj pasi zyrtarisht e përuroi bazën e parë detare jashtë vendit në Djibouti, Ushtria Çlirimtare e Popullit mbajti stërvitje me municion të gjallë për herë të parë këtë të premte, raportojnë mediat kineze, transmeton Express.
“Kjo është hera e parë që ushtarët e vendosur në Djibouti dalin nga kampi për të kryer stërvitje luftarake”, ka thënë komandanti i bazës Liang Yang, raporton South China Morning Post.
Ai ka shtuar se stërvitjet po mbahen për të gjetur një model të ri trajnimi për ushtrinë kineze jashtë vendi.
“Stërvitja me municion të gjallë do të ndihmojë në eksplorimin e një modeli të ri trajnimi për trupat kineze jashtë vendit”, ka shtuar ai. /Express/




