Kim vazhdon provokimet: Lanson video’n ku sulmohen aeroplanët amerikanë

PUBLIKUAR

Koreja Veriore ka publikuar një video incizim propagandistik në të cilin gjuan me raketa bombarduesit dhe aeroplanmbajtësin amerikan në mes të tensioneve të intensifikuara me SHBA.

Faqja e internetit të propagandës shtetërore “DPRK Today” ka publikuar incizimin vetëm disa orë pasi të shtunën bombarduesit amerikan kanë fluturuar në afërsi të kufirit të Koresë Veriore, për çka ministri i jashtëm koreanoverior Ri Yong Ho ka thënë në KB se “pas fyerjeve të Trump’it goditja e Amerikës me raketa është e pashmangshme”.

Foto montazhi tregon shpërthimet e mëdha të dy bombarduesve amerikan në sulmet raketore dhe goditje e drejtpërdrejt e aeroplanmbajtëses USS Carl Vinson me raketë të shkrepur nga nëndetësja, transmeton Index.hr.

Në tekst i cili e përcjell incizimin pretendohet: “Nëse bombarduesit F-35 dhe B-1B dhe aeroplanmbajtësi Carl Vinson e nisin sulmin, me këtë renditje do të shkojnë në varr”, transmeton gazetametro.net.

AP ka publikuar të shtunën se në Phenian është mbajtur tubimi i rreth dhjetë mijë njerëzve të cilët bërtitnin “Shkatërrim total”, dhe “Vdekje imperialistëve amerikan”.
“E presim momentin e duhur për betejën përfundimtare kundër SHBA, perandorisë së keqe, në mënyrë që t’i largojmë SHBA nga bota”, ka deklaruar lideri i njësitit paramilitar Rojet e kuqe, Ri Il Bae.

“Në momentin kur udhëheqësi Kim Jong Un jep urdhër, do të shfarosim grupin e agresorëve”, ka shtuar ai.

Ministri i jashtëm i Koresë Veriore Ri Yong Ho dje ka deklaruar se presidenti i SHBA Donald Trump i ka shpallur luftë vendit të tij dhe se Pheniani e mban të drejtën të ndërmerr kundërmasat, duke përfshirë rrëzimin e bombarduesve strategjikë amerikan, madje edhe nëse nuk gjenden në hapësirën ajrore të Koresë Veriore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...