Erdogan: Ushtrinë e kemi në kufi me Irakun, të gatshme për të ndërhyrë

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përsëritur kritikat e vendit të tij për referendumin e kurdëve për pavarësi në Irak.

Ai e ka përshkruar atë si të papranueshëm në këtë kohë, transmeton Express.

Ai paralajmëroi se ushtria turke është vendosur në kufi me Irakun dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa të nevojshëm.

Ai ka theksuar se hapa politikë, ekonomikë, tregtarë dhe të sigurisë do të ndërmerren si përgjigje ndaj referendumit për pavarësi.

Erdogani shtoi se momentalisht njerëzve u lejohen të udhëtojnë në Irak vetëm nga Turqia dhe se porta kufitare Habur me Irakun do të mbyllet nga të dyja drejtimet.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...