Sot votojnë gjermanët

PUBLIKUAR

Sot në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestag).

Kancelarja aktuale Angela Merkel ka hyrë në garë për të fituar mandatin e katërt me radhë, kurse rezultate të mira në këto zgjedhje pret edhe e djathta radikale.

Në 299 njësi votimi do të zgjidhen 598 deputetë, kurse votuesit paralelisht do të zgjedhin edhe deputetët nga rajonet e tyre në lista të hapura, si dhe do të votojnë për partitë politike të preferuara.

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 19-ta federale në Gjermani janë angazhuar rreth 650 mijë njerëz në 73.500 vendvotime.

Në garën zgjedhore marrin pjesë 42 parti politike me gjithsej 4.828 kandidatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...