Obeziteti ndikon në kualitetin dhe kuantitetin e spermës

PUBLIKUAR

Shpeshherë femrave u jepen këshilla se si duhet ta ndryshojnë stilin e jetesës për t’i rritur mundësitë për të mbetur shtatzënë, megjithatë shumë pak vëmendje u kushtohet veprimeve të meshkujve.

Sipas një studimi të ri, shëndeti i meshkujve mund të ketë ndikim më të madh në mundësitë e një çifti për ngjizje, transmeton Telegraf.

Hulumtuesit kanë zbuluar se obeziteti apo mbipesha ndikon negativisht në kualitetin e spermës.

Raporti, i publikuar në revistën ‘Andologia’, është studimi i parë i cili është marrë me parametrat anormal të spermës te meshkujt obezë.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 1285 meshkuj, ku shkencëtarët kanë rënë në përfundim se ata të cilët kanë qenë obezë kanë qenë të ndërlidhur me volum më të vogël të spermës, e gjithashtu kanë pasur defekte më të mëdha të spermës.

Por, përveç meshkujve, edhe femrat duhet të kenë kujdes na mbipesha, sepse studimet e mëhershme me gra kanë treguar se mbipesha te gratë ndikojnë negativisht në pjellori, kështu që nëse jeni duke u përpjekur të mbetni shtatzënë, është mirë që të dy të kujdeseni për shëndetin!  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...